Kualifikueset e EURO 2024/ Shqipëria U-17 luan ndeshjen e parë me Portugalinë

Shqipëria U-17 zhvilloi ndeshjen e parë ndaj Portugalisë U -17, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2024 për këtë grupmoshë. Kuqezinjtë u mposhtën 3-0 në takimin e parë që u luajt në Lisbonë, aty ku ekipi Kombëtar U-17 po qëndron i grumbulluar prej 11 nëntorit.

Trajneri Ardi Behari e nisi me këtë formacion titullar: Alain Taho (GK), Davide Avdullari, Mattias Huqi, Kleo Shpuza, Fabjano Nuhaj, Eraldo Karaj, Tedi Malaj (c), Kris Gecaj, Brayan Gjyla, Renato Halili dhe Matias Gici.

Pjesa e parë nisi e balancuar, me Shqipërinë që u tregua e kujdesshme në prapavijë, megjithatë Portugalia ja doli mbanë të zhbllokonte takimin në të 34-ën me Eduardo Felicissimo. Pjesa e parë përfundoi 1-0 në favor të luzitanëve, ndërsa në fraksionin e dytë Portugezët realizuan edhe dy gola të tjerë brenda dy minutave. Fillimisht në të 68-ën me Rui Silvan e më pas në minutën e 70-të me Rafael Mota.

Nga ana tjetër trajneri Ardi Behari kreu disa zëvëndësime duke aktivizuar në fushën e lojës Orest Rifën, Matteo Dashin, Samuele Sinën, Xheto Nuredinin dhe Jetmir Lazen, por asgjë nuk ndryshoi në rezultat.

Shqipëria U-17 ndodhet në Grupin 5 me Portugalinë, Çekinë dhe Malin e Zi. Ndeshja e dytë do të luhet më 18 nëntor, në orën 13:30 ndaj Çekisë, ndërsa sfida e fundit do të zhvillohet më datë 21 nëntor, në orën 17:00 ndaj Malit të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online