Erjon Xhafa ka marrë prej pak ditësh rolin e zëvendëstrajnerit te skuadra e Tiranës. Sot, 36-vjeçari folur për mediat, ku ka folur për rikthimin e tij te bardheblutë. Ish-mbrojtësi ka qenë pjesë e 24-herë kampionëve të vendit në vitin 2007-2008.
Xhafa beson se skuadra e ka forcën për të bërë kthesën, edhe pse e pranon se është një situatë shumë ndryshe nga periudha kur ishte pjesë e kryeqytetasve si futbollist. r
Keni ardhur te Tirana në një moment delikat
E vërtetë është, delikat është për pikët që ka Tirana. Shpresojmë të dalim sa më shpejt nga kjo situatë. Kam ardhur të ndihmoj sadopak me kontributin tim dhe me eksperiencën time profesor Ardin. Shpresoj të jem futur me këmbën e mbarë.
Si ju dukjet ambienti, tani që riktheheni pas shumë vitesh?
Shumë ndryshe, pasi kur kam qenë pjesë e Tiranës objektivat kanë qenë për të dalë kampionë, jo për të mbijetuar. Sërish mendoj se nuk është ky objektivi real. Me disa ndeshje të mira klasifikimi ndryshon”.
A e ka forcën kjo skuadër për të bërë kthesën?
Besoj se po, pasi ky grup lojtarësh është ai që ka kaluar në avantazh me Partizanin. Shpresoj që të lirohemi në aspektin psikologjik, pasi ky grup lojtarësh mund të bëjë shumë.