Disa javë më parë u bë e ditur që dy boksierët me famë botërore Deontay Wilder dhe Tyson Fury kishin nënshkruar një parakontratë, ku përfshiheshin dy duele midis kampionve të pamposhtur të peshave të rënda.
Ditën e sotme ekzistencën e kësaj parakontrate e ka bërë të ditur anglezi i Fury, i cili zbuloi dhe datën e duelit të parë midis tyre me anë të një video në “YouTube”, duke thënë: “Përsëritja e duelit me Wilder tanimë është e konfirmuar dhe të dy kemi firmosur. Bëhuni gati për datën 22 shkurt. Kësaj radhe s’do të jem jashtë ringut për tri vite, dhe s’do të kem pirë alkool pafund, kësaj radhe do e shtrij përtokë në tapet”.
Dueli i parë midis boksierëve u zhvillua në 1 dhjetor të vitit të kaluar. Në përfundim pikët e gjykatësve bën që të mos kishte asnjë fitues, me secilin prej tre gjykatëseve që kishte zgjedhur një vendim të ndryshëm (Barazim, fitore e Xilder, fitore e Fury).
Megjithatë, të dy boksierët duhet të fitojnë duelet e radhës për t’i hapur rrugë dy përballjeve madhështore. Wilder do të ndeshet më datë 28 shtator në New York me kubanezin Luis Ortiz, ndërsa Fury rikthehet në ring në muajin tetor, por data e eventit ende dhe kundërshtari ende nuk dihen.