Warriors rikthehen pa Curry, Toronto nuk di të ndalet! James udhëheq Lakers

Golden State Warriors janë rikthyer te fitorja dhe e kanë bërë diçka të tillë pa Stephen Curry. kampionët në fuqi mposhtën Brooklyn Nets 116-100. Kevin Durant, me 28 pikë e 11 asiste, ishte lideri i skuadrës së tij në fitoren e 11-të sezonale. Quinn Cook me 27 pikë dhe Klay Thompson me 24 dhanë gjithashtu një kontribut të vyer në triumfin e arritur.

Milwaukee Bucks befasisht janë mposhtur në shtesë nga Los Angeles Clippers, që fituan 128-126. Koha e rregullt u mbyll 119-119. Lou Williams, me dy pikët e shënuara në limite i dha fitoren skuadrës së tij. Giannis Antetokounmpo për Bucks bëri një paraqitje të mirë (27 pikë, 18 rikuperime, 4 asiste), por nuk mjaftoi që skuadra  e tij të fitonte.

Toronto nuk kanë rivalë dhe kryesojnë Konferencën e Lindjes. Këtë herë kanë mposhtur 128-112 New York Knicks. Fitorja e 12-të për ta, ndërkohë që deri më tani janë mposhtur vetëm një herë. LeBron James ka udhëhequr Los Angeles Lakers drejt triumfit në përballjen kundër Sacramento Kings, që u mbyll 86-101.

San Antonio Spurs kanë kaluar me sukses Houston Rockest, ndërkohë që më në fund rezultat pozitiv edhe për Dallas Mavericks. Teksanët dominuan dhe fituan 111-96 kundër Oklahoma City Thunder. Cleveland Cavaliers kishin mundësinë të merrnin fitoren e dytë sezonale, por u thyen 99-98 nga Chicago Bulls. Sulmi i fundit për dy pikë i Cavs u ndal nga vendasit, që në fund festuan triumfin.

John Wall me 28 pikët e shënuara ishte lideri i Washington Wizard në rezultatin pozitiv që skuadra e mori kundër Miami Heat. Ka fituar edhe New Orleans Pelicans, që kaloi me sukses Phoenix Suns. Vendasit dominuan dhe në fund rezultati përfundimtar ishte 119-99. Memphis Grizzlies në shtesë ia ka dalë të mposhtë Philadelphia 76ers me rezultatin 112-106.

Toronto Raptors-New York Knicks 128-112
Los Angeles Clippers-Milwaukee Bucks 128-126
New Orleans Pelicans-Phoenix Suns 119-99
Miami Heat-Washington Wizards 110-116
San Antonio Spurs-Houston Rock 96-89
Dallas Mavericks-Oklahoma City Thunder 111-96
Chicago Bulls-Cleveland Cavaliers 99-98
Memphis Grizzlies-Philadelphia 76ers 112-106
Golden State Warriors-Brooklyn Nets 116-100
Sacramento Kings-Los Angeles Lakers 86-101

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online