Golden State Warriors kanë bërë detyrën ndaj Brooklyn Nets, duke fituar me rezultatin 114-120. Një ndeshje e dominuar prej kampionëve në fuqi, që morën fitoren e gjashtë dhe kryesojnë Konferencën e Lindjes me rekordin aktual 6-1.
Stephen Curry (35 pikë, 3 asiste, 7 rikuperime) dhe Kevin Durant (34 pikë, 6 asiste, 8 rikuperime) si zakonisht ishin në lartësinë e duhur dhe i dhanë mundësinë ekipit të tyre që të realizonte 16 pikë më shumë në tre perioda. Në të katërtën u kursyen pak energjitë, por në asnjë moment nuk u vu në diskutim fitorja.
Utah Jazz ka marrë një fitore me vlera kundër Dallas Mavericks. Të udhëhequr nga Rudy Gobert (23 pikë, 2 asiste, 16 rikuperime) dhe Donovan Mitchell (20 pikë, 4 asiste), Jazz fitoi me rezultatin 104-113. Që në periodën e parë treguan se kishin shkuar me objektivin për të fituar.
Ata shënuan shtatë pikë më shumë se vendasit. Mavericks u munduan të reagojnë dhe në periodën e dytë e ngushtuan diferencën në katër pikë. Gjithsesi Utah Jazz me epërsi të lehtë fitoi në dy periodat e tjera dhe festoi triumfin. Denis Smith me 27 pikë dhe Wesley Matthews me 22 pikët e tij nuk u mjaftuan djemve të Mavericks.
Oklahama City Thunder ka marrë fitoren e parë dhe e ka regjistruar ndaj Phoenix Suns me rezultatin 117-110. Ata nuk e diskutuan në asnjë moment fitoren, teksa e rritën diferencën nga një periodë në tjetrën. Pas të tretës kishin realizuar 20 pikë më shumë dhe në të katërtën lëshuan pak. Oklahoma funksionoi në tërësi, teksa Paul George dhe Russell Westbrook realizuan nga 23 pikë. Nerlens Noel gjithashtu u paraqit shumë mirë, pasi shënoi 20 pikë dhe rikuperoi 15 topa.
Los Angeles Clippers kanë likuiduar Washington Wizards me rezultatin e thellë 136-104. Dominim total i vendasve, që në gjysmën e parë të lojës shënuan 15 pikë më shumë. 28-20 dhe 41-34 u mbyllën dy periodat e para. Clippers nuk u tërhoqën deri në fund, teksa në periodat e tjera thelluan rezultatin, duke shënuar 17 pikë më shumë.
Brooklyn Nets-Golden State Warriors 114-120
Dallas Mavericks-Utah Jazz 104-113
Oklahoma City Thunder-Phoenix Suns 117-110
Los Angeles Clippers-Washington Wizards 136-104