Lenjani, në “Olimpin” e futbollit zviceran

Ermir Lenjani po kalon një moment të mirë në Zvicër, teksa edhe ka shënuar në ndeshjen e fundit që Sioni e humbi me përmbysje ndaj kryesuesve të Jang Bojs. Gjithashtu ishte protagonist edhe i golit të dytë, që u konsiderua autogol.

Edhe pse Sioni ishte në epërsi 0-2 në 45 minutat e para, kampionët në fuqi të Zvicrës arritën ta kthenin gjithçka në favor në fund. Gjithsesi prestigjiozja “Blick” e ka përfshirë Lenjanin në formacionin më të mirë javës.

Anësori i majtë është i vetmi shqiptar i përzgjedhur mes më të mirë, ndërkohë që në më të dobëtin është përfshirë Arlind Ajeti. Mbrojtësi i Grasshopers u aktivizua vetëm 45 minuta kundër Bazelit dhe la fushën e lojës i dëmtuar. Tani i duhet të operohet dhe të rikthehet në janar i gatshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online