Volejboll | Shqipëria e mbyll e treta, fiton ndaj Serbisë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Kombëtarja U20 e Shqipërisë në Volejboll ka fituar ndeshjen përcaktuese për vendin e tretë në turneun “Kampionati Ballkanik”. Kuqezinjtë mundën Serbinë 3 – 2 (22 – 25, 25 – 20, 23 – 26, 25 – 14, 15 – 5) në ndeshjen e zhvilluar në sallën e lojërave “Feti Borova”.

Shqipëria e nisi mirë turneun duke fituar të tri ndeshjet e fazës së grupeve ndaj Kosovës, por në gjysmëfinale kuqezinjtë u ndalën nga Mali i Zi. Turneu “Kampionati Ballkanik” u zhvillua në Tiranë në datat 24 – 28 qershor dhe në të morën pjesë tetë skuadra nga Ballkani.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *