Vllaznia sytë nga vajzat e saj, nis sot aventura europiane

Për një Vllazni që dështon, është edhe një që shkëlqen dhe nderon Shkodrën. Është ajo e futbollit të femrave, që vazhdon të dominojë futbollin shqiptar dhe këtë verë merr pjesë sërish në kualifikueset e Champions League.

Në 41 ndeshjet e fundit mes kampionatit e Champions League Vllaznia ka 40 fitore, duke u mund vetëm nga PAOK, 1-0 verën e shkuar, kur i shkoi shumë pranë kualifikimit.

Në atë fazë Vllaznia mundi edhe Sarajevën, rival që e ka hasur dy herë dhe sot e ka përballë sërish, në Zeniti, ora 18.00. Një fitore, apo edhe një barazim sot, do ishte hap i madh përpara për shkodranet, që duan të paktën 6-7 pikë në grup.

Pas tre ditesh Vllaznia do të ndeshet me Parnu të Estonisë, që ashtu si Vllaznia dominon totalisht në Estoni, ndërsa në fund Vllaznia do të ndeshet me Aneni Noi, kampione e Moldavisë  debutuese absolute në Champions League.

Sot ka debutimin historik në Champions League edhe Mitrovica, që e fitoi kampionatin e Kosovës sezonin e fundit pas ndeshjes shtesë kundër Hajvalisë. Në orën 19.00 Mitrovica do të ndeshet me MTK të Hungarisë në Budapest, ndaj një rivali që para një viti mundi Hajvalinë.

Më pas Mitrovica do të ndeshet me Sllavian e Pragës, skuadra më e fortë e grupit dhe me shumë eksperiencë ndërkombëtare, ndërsa në fund do të ndeshet me kampionet turke të Atashehir Beledije, që kthehen në Champions League pas disa vitesh mungesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online