Zhduket ish-sulmuesi i Skënderbeut, klubi e kërkon me Polici

Në futboll ka histori nga më të çuditshmet. E fundit na vjen nga Letoni dhe një njohje e vjetër dhe e re e futbollit shqiptar. Ekipi i Ventspilsit, që turpëroi Luftëtarin në Europë, u përball me një situatë mjaft të çuditshme, pasi sulmuesi kryesor Adeleki Akinjemi u zhduk.

19-vjeçari është lideri i kësaj skuadre, pasi shënon pafund. Ai është në qendër të merkatos, pasi ka shënuar 7 gola në 4 takime në Europa League. Gjashtë kundër gjirokastritëve, ndërsa 1 kundër francezëve të Bordos.

Skuadra e tij do të luante takimin e radhës për Kupë në transfertë kundër Liepaja. Lojtari nuk u paraqit në orarin e duhur të grumbullimit dhe nuk udhëtoi me skuadrën në autobus. Ish-sulmuesi i Skënderbeut ka fikur telefonin dhe klubi nuk po lidhet me të. Askush nuk e di vendodhjen e tij, pasi është zhdukur në mënyrë të papritur.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë numër merkatoje, apo lojtari ka rënë pjesë e një agresioni. Klubi ka kontaktuar me Policinë, por ende nuk është bërë i gjallë sulmuesi 19-vjeçar, raportojnë mediet letoneze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online