Një sulmues për Partizanin, ofrohet lojtari maqedonas

Partizani po punon me qetësi dhe pa shumë ritëm të lartë në merkato. Deri tani, dy afrimet e rëndësishme janë Rubin Hebaj dhe Dilli Duka. Drejtori Olsi Rama solli nga Amerika mesfushorin shqiptar që ka qenë pjesë e futbollit amerikan.

Merkatoja e “demave” nuk është mbyllur këtu, pasi kërkojnë që të afrojnë dhe futbollistë të tjerë para fillimit të kampionatit. Klubi pritet të ndërhyjë në 2-3 pozicione, ndërsa nga krahu tjetër, “Sport Ekspres” mëson se “demave” të kuq u është ofruar dhe një sulmues tjetër.

Fjala është për Marijan Altiparmakovski. Ai është sulmues i dytë dhe krahu nga Maqedoni dhe ka një moshë interesante, 27 vjeç. Futbollisti iu propozua “demave” dhe është i gatshëm t’u bashkohet atyre në rast se bind stafin teknik dhe drejtuesit.

Ai ka një CV interesante, pasi ka luajtur në Maqedoni, Greqi dhe Lituani. Aventura e fundit në Bosnje me Sarajevon nuk ishte e mirë, pasi ka marrë vetëm pak minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online