Vllaznia tregoi edhe njëherë se është ekipi më i mirë i Grupit A të Kategorisë së Parë. Ekipi shkodran mposhti në transfertë Erzenin e Shijakut me rezultatin 0-3 dhe tashmë është kthyer në Superiore, sepse ka 12 pikë më shumë se Besëlidhja, me 4 ndeshje të mbetura. Duke pasur parasysh se i ka marrë 7 pikë deri tani në 3 përballje Vllaznisë, ngjitja në Superiore tashmë është diskutim i mbyllur.
Të tre golat u shënuan në 15 minutat e fundit të ndeshjes. Braziliani Zhunior hapi serinë e golave në minutën e 76’, ndërsa Tafili dyfishoi pas dy minutash.
Në fund pati momente feste edhe për Zeqajn, i cili shënoi golin e tretë për ekipin kruysues. Kjo fitore e dërgon në 12 pikë diferencën e Vllaznisë me vendin e dytë, që mbahet nga Besëlidhja e Lezhës.
ERZENI- VLLAZNIA 0-3
(Junior 76′, Tafili ’78, Zeqaj 90′)