Uheid Hoxha pak ditë më parë firmosi për Besën, ndërkohë që një tjetër futbollist i talentuar lë Vllazninë. Sulmuesi Eridon Qardaku ka pranuar propozimin e Bylisit dhe ka nënshkruar një kontratë që e lidh me ballshiotët për tre vitet e ardhshme.
Qardaku, vjet u shpall edhe shënuesi më i mirë në kampionatin e moshave, duke tundur 21 herë rrjetat e kundërshtarëve. Sulmuesi 19-vjeçar tanimë nis rrugëtimin si profesionist dhe do kërkojë të spikasë me Bylisin.
Vllaznia nga ana tjetër sheh t’i ikë nga duart një tjetër lojtar i formuar prej tyre. Bylisi shpreson që Qardaku të shpërthejë me ta dhe në të ardhmen të shitet jashtë vendit.