Vllaznia në ajër, mesfushori nis “derbin” mes Tiranës dhe Partizanit

Vllaznia nuk ka nisur ende nga puna. Gjendja e klubit është skandaloze, pasi nuk është marrë asnjë vendim. Privatizimi duket një përrallë e largët, ndërsa probleme po hasen dhe me riorganizimin e klubit. Kuqeblutë janë momentalisht pa struktura dhe pa staf teknik.

Futbollistët janë në ajër, nuk flitet për të afruar lojtarë, por veç për të ikur. Deri tani, një pjesë e mirë e titullarëve janë larguar, ndërsa të tjerët synojnë që të ikin shpejt. Ardit Krymi është një ndër emrat e kërkuar në merkaton e verës. Mesfushori pëlqehet nga Tirana dhe Partizani.

Ai ka patur kontakte me të dy klubet. “Sport Ekspres” mëson se ka qenë Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit që ka biseduar direkt me futbollistin në fjalë. Problem për t’u larguar mbetet kontrata e lojtarit që do dhe 2 vite për të skaduar, pasi dëshira e tij është që të mos luajë në Kategorinë e Parë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *