Vllaznia mban “senatorët”, rinovojnë dy futbollistë

Vllaznia u ngjit në Superiore pas një viti mungesë, duke u renditur në vendin e parë në grupin A në Kategorinë e Parë. Ekipi me traditë i futbollit shqiptar nuk po kalon vitet më të mira, por sezoni i ri në Superiore shihet me optimizëm nga lojtarët dhe stafi teknik, që vazhdon punën me kontratat e lojtarëve dhe merkaton.

Pas afrimeve si Herald Marku dhe Dajan Shehi, Vllaznia ka rinovuar dhe me dy futbollistët aktualë të skuadrës, kapiteni Gilman Lika dhe mbrojtësi Renato Malota.

Të dy futbollistët kanë një eksperiencë shumë të madhe në Superiore dhe bashkëpunimi i tyre me Vllazninë është një plus për ekipin shkodran. Lajmi për rinovimin e dy futbollistëve e publikoi faqja zyrtare e Vllaznisë, që lajmëroi se në ditët e ardhshme do të ketë dhe rinovime të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *