Vllaznia kërkon mbrojtës me “lupë”, një në provë

Hasan Lika, trajneri i Vllaznisë, pret nga drejtuesit një qendërmbrojtës. Deri më tani janë provuar disa lojtarë te kuqeblutë dhe vijojnë të testohen edhe të tjerë. Valto Zeqaj, ish-lojtar i Luftëtarit, po tenton të bindë ish-trajnerin e tij në Gjirokastër.

Veç tij, së fundmi ka mbërritur në Shkodër një rumun. Bëhet fjalë për Dan Ignat, një 32-vjeçar i cili vitet e fundit të karrierës i ka kaluar në Jordani, Indi dhe Oman, ndërkohë që më së shumti është aktivizuar në Rumani në ligën e dytë.

Ignan tani kërkon të provojë një eksperiencë të re në Shqipëri dhe te Vllaznia, që këtë sezon futbollistik do të garojë në Kategorinë e Parë. Deri më tani në Shkodër nuk ka pasur asnjë zyrtarizim dhe tifozët presin të mësojnë të reja së shpejti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online