“Vllaznia e meritonte një trofe”, Duka komenton sezonin që lamë pas: Nga kampionatet më të luftuara

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka qenë i pranishëm në tribunën e “Air Albania” mbrëmjen e sotme ku ka ndjekur nga afër finalen e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Skënderbeut. Kreu i qeverisë shqiptare të futbollit ka shpërndarë medaljet gjatë ceremonisë si dhe ka dorëzuar më pas trofeun në duart e lojtarëve të Vllaznisë. Pas përfundimit të finales, Duka ka folur për mikrofonin e “Supersport“, ku ka komentuar triumfin e Vllaznisë si dhe kampionatin që lamë pas.

“Jam shumë i gëzuar për atë që dhanë në fushë dhe fituan me meritë Kupën e Shqipërisë. Është “djepi” i futbollit shqiptar dhe ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm, por sot mori një trofe dhe natyrisht që ndoshta meritonte më shumë se kaq, për atë që ka dhënë. Këtë vit ishte e organizuar në mënyrë perfekte dhe e patë që bëri një sezon të jashtëzakonshëm.

Mund të them se është një nga ato kampionatet më të luftuar, më me shumë garë dhe njëkohësisht më me shumë Fair Play. Ajo që na ka munduar disi, ka qenë mungesa e tifozëve, që ka pasur ndikimin e saj edhe te performanca e futbollistëve, pasi me fansat në tribunë, motivimi në fushë do të ishte më i madh.

Në përgjithësi, me sa kam folur me protagonistët, të gjithë janë të bindur që kanë marrë atë që meritonin këtë sezon megjithatë gara e titullit ishte e hapur dhe e luftuar deri në fund. Të katër skuadrat e kreut mund të fitonin titullin dhe ndodhi që u nda nga një golavarazhi, ashtu si finalja e sotme u nda me një gol, ndaj futbolli është i tillë dhe dikush do dalë i pari, dikush i dyti e dikush i fundit, sepse në fund të fundit kjo është një garë.

Më vjen mirë që edhe arbitrimi përcaktohet si më pak i diskutuar këtë sezon. Edhe ky është një sektor ku punohet shumë për t’u përmirësuar dhe nuk them se do zhdukim diskutimet mbi arbitrimin, por do të mundohemi të jemi më afër saktësisë. Vitin tjetër do të kemi edhe ndihmën e teknologjisë, ndaj besoj se do të jemi më afër 100%-shit.

Uroj që kampionati i ardhshëm të fillojë me tifozë, të kemi pak ose aspak prani të koronavirusit, futbollistët të stërviten më mirë dhe të kemi një kampionat edhe më të bukur. Fituesi i sezonit të ri të Superiores? Jam shumë i sigurt që një nga të 10-a do të shpallet kampion”, ka deklaruar Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online