“E kënaqur që Vllaznia u rikthehet trofeve“, Ademi jep lajmin e mirë për tifozët: Do ketë edhe një tjetër arritje

Vllaznia ka festuar sot fitimin e Kupës së Shqipërisë, duke e mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon tejet pozitv të zhvilluar. E pranishme në stadiumin “Air Albania“ ka qenë edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila ka ndjekur skuadrën nga afër për t’ju bashkuar më pas festës së kuqebluve për fitimin e Kupës. Ademi është ndalur të flasë për mikrofonin e “Supersport“ pas përfundimit të 90 minutave, ku nuk e fsheh lumturinë për suksesin e arritur nga Vllaznia si dhe jep lajmin e mirë se klubi po shkon drejt privatizimit 100% të tij.

“Jam shumë e kënaqur që Vllaznia u rikthehet trofeve dhe një loje mjaft të bukur, që e ka tipike të sajën, Për mua janë djem shumë të mirë dhe një skuadër e vërtetë, që këtë sezon ka garuar denjësisht gjatë gjithë sezonit, duke bërë një paraqitje fantastike. Trajneri ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe ka meritën që kjo Kupë do të vijë në Shkodër. Jemi përballur me të gjitha skuadrat me forcë dhe atë që kemi ditur të bëjmë në fushë, por edhe falë një tifozërie që Shkodra ka, që është një dhuratë për skuadër.

Do të ketë edhe një arritje tjetër për Vllazninë, pasi po shkojmë drejt një privatizimi 100% të klubit, pasi kështu do t’u hapim rrugë investimeve private në skuadër, për ta bërë edhe më të fortë skuadrën. Unë jam vajzë sportisti dhe e kam mbështetur skuadrën prej 6 vitesh, por vetëm këtë sezon u poqën kushtet për t’ia dalë. Mbështetja financiare e bashkisë do të vazhdojë edhe në vijim, me të gjitha mundësitë që kemi, për të synuar të tjera arritje.

Që kur erdha në 2015-ën, e dija që na priste një sfidë shumë e vështirë në menaxhimin e skuadrës dhe për hir të së vërtetës, jo gjithmonë bota e futbollit është e drejtë, pasi shumë herë jemi penalizuar nga arbitrimi, apo faktorë të tjerë. Nuk ka qenë e lehtë, pasi jemi skuadra më e drejtë dhe të ecësh drejt ka shumë pengesa, por ne ia kemi dalë të arrijmë këtu ku jemi sot. Unë besoj që tani e tutje Vllaznia do të njohë vetëm ngritje, pasi ka një administrim të rregullt, një sipërmarrje të rregullt dhe zgjidhje të shumë problematikave të tjera që na shoqëronin prej kohës. E shoh një të ardhme pozitive dhe unë besoj se do ta lë Vllazninë në duar të sigurta, në krye të klasifikimit, me një trofe të fituar dhe mbi të gjitha një skuadër në kuptimin e plotë të fjalës”, ka thënë Voltana Ademi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online