“Nuk dua të hap polemika për ndeshjen me Apoloninë“, Gurishta i jep mesazh Teutës: Shihemi në gusht, ia marrim Superkupën

Mbrëmjen e sotme është luajtur në “Air Albania“ finalja e Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Vllaznisë. Kupa këtë herë shkon në Shkodër, teksa kuqeblutë kanë mposhtur juglindorët me rezultatin minimal 1-0. Goli erdhi në minutën e 40, atëherë kur Da Silva tund rrjetën kundërshtare dhe e dërgon kështu Kupën e Shqipërisë në Shkodër. Në përfundim të takimit, vetë protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas goli“ në “Supersport”.

Gurishta (Vllaznia): “Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar, pasi po më dridheshin këmbët kur arbitri dha 4 minuta shtesë. Kam vuajtur shumë me ekipin tim të zemrës, por mu realizuan të dy ëndrrat, të isha kapiten i Vllaznisë dhe të fitoja trofe me të. Të jem i sinqertë unë kam besuar që pas 6 javëve të para të kampionatit, pasi u përballëm me skuadrat më të forta dhe i dominuam. Patëm një moment vështirësie në mesin e sezonit, që na kushtoi disi, megjithatë të gjithë e kanë thënë që Vllaznia është fituesja e vërtetë e kampionatit. Megjithatë ky trofe është shumë i rëndësishëm dhe ia dedikoj nënës time, që u nda nga jeta para dy vitesh dhe nuk e pa djalin e saj të ngrejë një trofe me Vllazninë.

Të them të vërtetën kishim pak shanse për të marrë kampionatin, duke parë që Teuta kishte ndeshje me Apoloninë. Nuk dua të hap polemika të them që ajo ndeshje nuk ishte e vërtetë e luajtur në fushë. Gjithsesi pak shanse kishim javën e fundit që të fitonim kampionatin. Ne luajtëm për tifozët, luajtëm që ti tregonim të gjithëve që ishim Vllaznia më e bukur e kampionatit. Pastaj kupa shkoi te Teuta dhe i uroj suksese. Por do shihemi përsëri në gusht dhe besoj do ia marrim Superkupën. Kam besim se do e kalojmë turin e parë në Europë“.

Djarmati (Vllanzia): “Nuk do harroj kurrë kur më mori Xhaferi në telefon dhe më tha që jemi të interesuar për të pasur si drejtor. Më parë kishte telefonuar edhe profesor Hafizim për të marrë një mendim dhe ai e kishte sugjeruar emrin tim. E kemi humbur kampionatin për 3 gola, tani kemi fituar Kupën. E kemi krijuar nga 0. Kërko çfarë të duash nga lojtarët, por nga puna si futbollist dhe drejtor kam mësuar se lojtarëve i duhen plotësuar kushtet. Në një fazë të kampinatit këto nuk i kishim dhe hymë në një krizë. Po të kishim kushte më të mira do kishim fituar edhe kampionatin.

Unë jam drejtor sportiv dhe kurrë në jetë nuk kisha synim të isha trajner te Vllaznia. Se në Shqipëri mendojnë se kush vjen drejtor sportiv është edhe trajner. Mua nuk më intereson kjo punë. Kemi një lidhje shumë të ngushtë me Brdariç, Plorin, Osjan. Kemi një bashkëpunim perfekt, nga dita e parë deri më sot. Edhe në ditën më të vështirë të sezonit e kishim një sinkron bashkë. Besoj shumë shpejt nëse janë të interesuar drejtuesit do të rinovojmë, patjetër me kushte më të mira. Nuk e kam fjalën nga ana financiare, por sportive. Sepse fitimi i Kupës nuk shpërblehet me lekë. Nuk do harroj kurrë kur kemi ndërtuar ekipin pas 5-6 javëve. Kaq shumë kritika kishte në llogarinë tonë për mua personalisht dhe për trajnerin që me këtë ndërim ekipi për 20 javë do dilnim nga kategoria. Ja sot jemi këtu ku jemi. Kemi përgjigje për të gjithë ata skeptikët se ku jemi sot dhe ku ishim para 9 muajve“.

Brdariç(Vllaznia): “Nuk ka rëndësi se në cili është kompeticioni. Tani jemi fitues të Kupës. Sot është diçka e veçantë. Jam krenar për të gjithë tifozët e Vllaznisë përreth meje. Momenti më i bukru në karrierën si trajner? Mos më pyet për diçka të tillë se do filloj të qaj. Në gjithë karrierën time është padyshim momenti më i bukur. Jam shumë i lumtur që po e sjell këtë trofe te Vllaznia, por nuk duhet të ndalemi këtu. Për momentin le të shijojmë këtë trofe.

Do flasim, kemi nisur një projekt të gjithë së bashku. Duam ta vazhdojmë këtë projekt por si fillim na duhet të bisedojmë. Të shohim si do të shkojë. Natyrisht ishte dhe vazhdon të jetë një aventurë. Duhet të jemi të kujdesshëm me objektivat që vendosim. E çfarë mund të fitonim më shumë se kaq? Ne e dimë që përpara se do të ketë ulje-ngritje. Por çështja është se si do i përballojmë këto ulje. Dikush fluturonte dhe harronte se nga e nisëm, e nisëm nga 0. Kjo na ka bërë të fortë, kemi ditur të menaxhojmë momentin kur nuk kemi qenë mirë në sezon. “.

Memelli (Skënderbeu): “Për nga natyra dhe profesioni më duhet të komplimentoj Vllazniën, ka bërë një sezon fantastik. Ne erdhën në këtë ndeshje si të barabartë. Këta janë lojtarë me shpirt të madh që e kanë fituar trofeun e tyre. Kjo e sotmja ishte mbyllja më e mirë që ata i bënë vetes së tyre, klubit dhe tifozëve. Sezonin e ardhshëm? Vendi i parë nuk arrihet, por do të jemi mes 5-6 më të mirave. E them me bindje, e vetmja skuadër që na ka mundur në dy fazat e dyta ka qenë Teuta, dhe ajo u shpall kampion. Të gjitha të tjerat janë ndalur ndaj nesh dhe kanë humbur kampionatin.“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online