Vllaznia e Flamurtari nuk shkonin dot në kupat e Europës, FSHF fshehu moslicencimin

Sekretet në futbollin shqiptar dalin ose me mik e me rastësi, ose fshihen nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe dalin kur ua ka qejfi drejtuesve të saj.

FSHF ka zbuluar sot në një konferencë për shtyp nga përgjegjësi i Sektorit të Licencimit, Eduart Gjini, se Vllaznia e Flamurtari përfituan këtë vit licencë për pjesëmarrjen në kupat e Europës.

Skandaloz është fakti që ky lajm del vetëm sot, ndërsa para disa javësh u tha se të gjithë i plotësuan kriteret. Më pas u tha se Tirana ngeli fillimisht, por rregulloi gjithçka, por harruan të shtonin detajin e vogël: Vllaznia e Flamurtari nuk u licencuan dhe nuk ishin fare kërcënim për Luftëtarin në fund të sezonit.

Tani kuptohet pse Vllaznia nuk e përmendi më vendin e katërt në maj, ndërsa Flamurtari nuk e kërkoi me çdo kusht fitoren ndaj Laçit, me trajnerin Duro që tha para ndeshjes se i interesonte vetëm mbijetesa, asgjë tjetër.

Gjini shpjegoi: “Të gjitha klubet dorëzuan dokumentacionin për përfitimin e licencës europiane. Më datë 4 maj, pas plotësimit të së gjithë kushteve, u pajisën me licencë Kukësi, Partizani, Skënderbeu, Luftëtari dhe Teuta.

Vllaznia, Flamurtari, Tirana dhe Laçi nuk e përfituan dot fillimisht licencën, ndaj iu la një afat për të apeluar vendimin. Të vetmit që apeluan ishin Tirana dhe Laçi, të cilët pas dorëzimit të dokumenteve shtesë, arritën të pajiseshin me licencë”.

Për respekt ndaj Luftëtarit, por edhe tifozëve, Federata duhej ta bënte më herët publik këtë lajm, por kush e vret mendjen për tifozët e për klube si Luftëtari?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online