Partizani braktis “Selman Stërmasin” për Europën, Luftëtari ka gati kontratën në Korçë

Partizani do të marrë pjesë në Europa League këtë verë dhe që tani ka nisur punën, duke zgjedhur së pari stadiumin ku do të luajë ndeshjen apo ndeshjet shtëpiake. Kështu, të kuqtë kanë zgjedhur të luajnë sërish në “Elbasan Arena”, ashtu si verën e shkuar, duke braktisur “Selman Stërmasin”, ku luajtën këtë vit.

Një zgjedhje që ka ende nevojë për një shpjegim, pasi edhe kapaciteti i “Selman Stërmasit” nuk është i vogël, nëse shihet kjo si pengesë.

Ndërkaq, në Elbasan do të luajë edhe Kukësi, ndërsa Luftëtari ka prenotuar stadiumin “Skënderbeu” të Korçës, duke dorëzuar në FSHF kontratën, edhe pse ende nuk e di a do të jetë në Europë, sepse fillimisht duhet të fitojë trofeun e kupës Skënderbeu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online