Vllaznia drejt Superiores, likuidon edhe Dinamon

Vllaznia ka marrë tre pikë të tjera dhe kryeson e vetme grupin A. Shkodranët mposhtën Dinamon bashkëkryesuese me rezultatin e pastër 2-0 dhe autorë të golave ishin Alsid Tafili dhe braziliani Zhunior. Një ndeshje e dominuar nga kuqeblutë, që morën fitoren e tretë radhazi në kampionat.

Vllaznia e kërkoi nga fillimi fitoren dhe në pjesën e para rrezikoi disa herë, por pa mundur dot që të shënojë. Zogaj ishte ai që rrezikoi me kokë, ndërsa Sheta me kokë për pas sa nuk pat shënuar në portën e tij.

Sefa rrezikoi me një goditje dënimi portën e shkodranëve, por nuk pati asnjë gol. Në pjesën e dytë sërish Zogaj ai që rrezikoi për Vllazninë. Më pas tentoi edhe Krymi nga distanca. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 52-të, kur Tafili me një goditje potente brenda zonës mposhti portierin Laço.

Ky i fundit u bë shpëtimtar për të tijtë në disa raste. Gocaj kishte një mundësi të artë shënimi i vetëm me portierin mik, pa sukses. Në të 83’ erdhi edhe goli i dytë me autor brazilianin Zhunior. Minutat në vazhdim nuk sollën ndonjë gjë të re dhe Vllaznia mori tre pikët e radhës. Detyrim për ta, pasi rikthimi në Superiore është një objektiv që nuk duhet të vihet në diskutim.

Kategoria e Parë – Java 3

E premte, më 21 shtator, ora 16:00
Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër

Vllaznia – Dinamo 2-0
Shënues:
Tafili 52’, Zhunior 83’

Vllaznia: Sherri, Gocaj (Hajdari 77’), Ignat, Zeqaj, Gurishta, Krymi, Tafili, Ruqi (Marku 48’), Lika, Zogaj, Zhunior (Malota 86’). Trajner: Hasan Lika

Dinamo: Laço, M.Nuriu, Muça, Sheta, Selimaj, R.Nuriu, Topalli (Vrapi 49’), Sefa (M.Çema 60’), Puci, Prendi (Dingu 66’), Lala. Trajner: Igli Allmuça

Kartonë të verdhë: Krymi 33’ / Selimaj 44’, Muça 70’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *