Lika ka një kërkesë për lojtarët, Allmuçën e tërbon diçka

Hasan Lika, trajneri i Vllaznisë, i gëzohet tre pikëve të marra me Dinamon. Gjithsesi ai e bën të qartë se duhet të bëjnë më shumë në vazhdim. Kërkesa kryesore është për lojtarët me eksperiencë, që duhet të marrin më shumë përsipër.

“Kemi nevojë të përmirësohemi akoma në lojë, disa lojtarë duhet të marrin më shumë përsipër. Pjesërisht në pjesën e dytë e bënë këtë”, u shpreh në “RTSH Sport” pas ndeshjes trajneri i Vllazninë. Ne lidhje faktin që Vllaznia do luajë dy ndeshjet e radhës në “Reshit Rusi”, Lika u shpreh: “Nuk varet nga ne, janë arsye objektive”.

Allmuça – Trajneri i Dinamos kishte kritika për lojtarët e tij. Pjesa e parë e mirë nuk mjafton dhe Igli Allmuça nuk kursehet pas ndeshjes.

“Bëmë gabime individuale. Kërkova përqendrim. Lojtarët tentuan të tregojnë kush mban topin më shumë. Do ndalemi gjatë. Është një ekip që duhet të luash për fanellën. Edhe pse duam pesë vendet e para, nuk do të thotë që lojtarët të tregojnë vetëm vlerat e tyre. Ne luftojmë për pesë vendet e para”.

“Vllaznia vret kampionatin? Nuk e besoj, ndeshja u vendos nga episodet. Nuk kishte superioritet të madh. Normal pasi shënon gol e ke më të lehtë. Nuk ka shumë cilësi në Kategorinë e Parë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online