Vllazni, nuk është momenti për t’u dorëzuar! Rastin e suksesit e gjejnë te përballja me Shiroki Brijeg

Vllaznia ishte i vetmi ekip shqiptar që e nisi me humbe ecurinë në turet kualifikuese të kompeticioneve të UEFA-s. Shkodranët u mposhtën me rezultatin 3-1 kundër Linfildit në Belfast të Irlandës së Veriut. Një rezultat që solli trishtim në kampin kuqeblu, e sidomos në radhët e tifozëve.

Por tashmë nuk është momenti për t’u dorëzuar. Përkudrazi, ekipi duhet të ngrejë kokën lart dhe të përgatitet për të reaguar në sfidën e ardhshme. Ndeshja e kthimit luhet më 20 korrik dhe nuk ka kohë për t’u humbur.

Në futboll nuk ka asgjë të pamundur dhe kjo teori është provuar e stërprovuar ndër vite. Madje shkodranët nuk e kanë të largët shembullin e suksesit. Jo më larg se 2 vite me parë, Vllaznia humbte me po të njëjtin rezultat, 3-1, në turin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Asokohe kuqeblutë kishin përballë boshnjakët e Shiroki Brijegut.

Kur shumë tifozë e kishin humbur besimin, Vllaznia shfaqi karakter në fushën e lojës, duke përmbysur gjithçka në shifrat 3-0, në një “Loro Boriçi” që gumëzhinte nga brohoritjet e tifozëve. Këta të fundit kanë qenë gjithnjë pranë skuadrës së tyre të zemrës dhe me shumë mundësi nuk do të mungojnë as mbrëmjen e 20 korrikut, me shpresën se do të përsërisin të njëjtat emocione të dy viteve më parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online