Klubet shqiptare “shëruan sëmundjen” e vjetër në Europë, golat në minutat e fundit tregojnë karakter

Klubet shqiptare kanë hyrë me këmbën e djathtë në turin e parë kualifikues në Kupat e Europës. Përpos Vllaznisë, trë tre skuadrat e tjera të “Abissnet Superiore”-s kanë barazuar në përballjet e tyre, duke dalë me një rezultat pozitiv nga fusha e lojës. Por përpos shifrave në tabelën që tregon rezultatin, ajo çfarë ngroh më shumë është loja e zhvilluar. Si Partizani në Champions, ashtu edhe Tirana e Egnatia në Conference League prodhuan lojë dhe raste, duke e dominuar kundërshtarin.

Skuadrat shkelën në tapetin e gjelbër me objektiv për të fituar dhe këtë e vërtetuan me mundësitë e krijuara për shënim. Të treja skuadrat e gjetën veten në disavantazh gjatë ndeshjes, por nuk e ulën kokën e as nuk u dorëzuan. Nëse do të ndodheshin në një situatë të tillë më parë ndeshja me shumë mundësi do të konsiderohej e humbur pa përfunduar ende, por sëmundja e vjetër e futbollit shqiptar gjeti shërim.

E kundërta ndodhi dhe goli i pësuar i bëri më të fortë për të reaguar. Partizani u kundërpërgjigj shumë shpejt kundër Bate Borisovit, ndërsa Tirana dhe Egnatia nuk e ulën ritmin as në minutat e fundit, duke arritur të shënonin edhe golat e barazimit. Gola që tregojnë ndryshimin e madh në mentalitet, ku për vite me radhë skuadrat e kampionatit tonë kanë çaluar. Ndeshjet e para në këtë tur të parë kualifikues treguan karakter nga klubet e “Abissnet Superiore“-s, që këtë sezon duken të vendosura më shumë se kurrë për të shkuar sa më gjatë në Europë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online