E bujshme/ Tradhëtia e Lukakut! Belgu nuk i hap telefonin drejtuesëve të Interit dhe shokëve të skuadrës, po negocion me Juventusin

Romelu Lukaku duket se do të tradhëtojë për të dytën herë Interin. Veprimet e fundit të sulmuesit belg kanë lënë të acaruar drejtuesit e klubit zikaltër. Këta të fundit po punojnë për transferimin e tij në Milano, por mes tyre ka hyrë edhe Juventusi. Bardhezinjtë janë të gatshëm të ofrojnë në total 40 milionë euro për Lukakun, si dhe sulmuesin Vlahoviç.

Chelsea është joshur nga kjo ofertë dhe duket se edhe Lukaku është i hapur për një transferim në Torino. “Sky Sport” bën me dije se shtatlarti belg nuk po i përgjigjet në telefon drejtuesëve të Interit dhe shokëve të skuadrës, me të cilët luajti sezonin e shkuar në Serinë A. Ndërkohë, menaxheri i tij është takuar me drejtuesit e Juventusit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online