Vlejnë sa gjysma e të kuqve dhe luajnë për herë të dytë në Europë, Partizani e ka detyrim kualifikimin në turin e tretë

Partizani u eliminua nga Champions League prej Bate Borisovit, por rrugëtimi i tyre europian nuk përfundoi aty. Gara për të kuqtë është zhvendosur në Conference League. Kampionët e Superiores do të përballen me Atletic Escaldes-it në turin e dytë kualifikues. Por kush janë kundërshtarët e Partizanit?

Atletic Escaldes është një klun nga Andorra, që sezonin e shkuar e përfundoi kampionatin në vendin e parë. Skuadra në fjalë u mposht nga Buduçnosti në turin e parë kualifikues të Champions League-s dhe tashmë do të provojë veten kundër kampionëve të Shqipërisë në Conference League.

Një klub me një histori të shkurtër, teksa jnë krijuar në vitin 2002. Vlera e tyre në treg kap shifrën e 2.87 milionë eurove. Një shifër gati sa gjysma e Partizanit, i cili sipas “Transfermarkt” llogaritet të ketë vlerën e 6.18 milionë eurove.

Ky është edicioni i dytë i Atletoc Escaldes-it në kompeticionet e UEFA-s, ku për herë të parë  morën pjesë sezonin e shkuar. Një debutim për t’u harruar, pasi u eliminuar që në turin e parë të Conference League-s. Statistikat dhe shiftat anojnë dukshëm në krahun e Partizanit, që me përvojën e tij kualifikimim duhet ta shohë si një detyrim. Ndoshta fati nuk mund të tregohej më bujar me ta./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online