“Asgjë nuk është e pamundur”, “Tirona Fanatics” besojnë te surpriza ndaj Beshiktashit: Të këndojmë90 minuta për dashurinë tonë pa kushte

Tirana kaloi me sukses turin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës dhe tani e pret një kundërshtar i nivelit të lartë. Bardheblutë do të udhëtojnë drejt Stambollit, ku do të sfidojnë Beshiktashin. Tifozët kryeqytetas besojnë në një surpriizë të mundshme, prandaj kanë vendosur ta mbështesin nga afër në Stamboll. “Tirona Fanatics” kanë njoftuar përmes faqes zyrtare në “Facebook” se do të jenë të pranishëm në stadium për t’i dhuruar Tiranës dashurinë tyre pa kushte.

“Njoftim! Vazhdojnë rezervimet për transfertën e Beshiktashit! Shkojmë bashkë për të mbështetur ngjyrat bardhë e blu në ndeshjen më të rëndësisshme për ne! Asgjë nuk është e pamundur nëqoftëse të gjithë jemi aty, të këndojmë 90 min’ për dashnin’ tonë pa kushte! Të gjithë në Stamboll! Për TIRONËN! Kontakt për rezervime: 0697420270”, ka njoftuar “Tirona Fanatics”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online