Skënderbeu ka nisur punë me ritme frenetike, sepse pasi prezantoi Donjet Shkodrën, tashmë e ka radhën Bruno Dita.
Mesfushori kishte ditë që ishte në kontakte me klubin korçar, por edhe klube të tjerë. Megjithatë, dje arriti marrëveshjen zyrtare me juglindorët dhe pranoi për “Sport Ekspres” se zgjodhi Skënderbeun pikërisht për faktin se drejtuesit e klubit korçar këmbëngulën gjatë për ta bindur.
Tani 24-vjeçari ëshytë prezantuar dhe ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, një investim i rëndësishëm i Skënderbeut, që mendon edhe për të ardhmen.