Spanjolli Borha Valero i ka thënë “po” Interit: kështu raporton Calciomercato.com, që shkruan sot mesfushori ka vendosur të ndryshojë klub dhe qytet, pavarësisht se në Firence është një idhull dhe ka një marrëdhënie të shkëlqyer me klubin e tifozerinë.
Është thjesht çështje financiare dhe ambiciesh, pasi Borha Valero është 32 vjeç dhe kërkon të provojë një aventurë të fundit në nivelet më të larta.
Ditët e ardhshme drejtori sportiv i Interit, Piero Auzilio, do të takohet me homologun vjollcë Pantaleo Corvino, ku do të diskutohet për shifrën e transferimit, pasi vetë lojtari ka gjetur marrëveshjen me Interin.
Interi është gati të shkojë deri në 7 milionë euro, jo më shumë, duke parë edhe moshën e lojtarit, ndërsa Fiorentina kërkon 8-9 milionë.