Viti 2018 në shifra | “Mbretërojnë” Kukësi e… Teuta, ja kur “mëkatoi” Skënderbeu

Skënderbeu është klubi që fitoi gjithçka në vitin 2018. Titull, Kupë, Superkupë. Gjithsesi korçarët nuk janë ekipi që kanë arritur të grumbullojnë pikë më shumë nga të gjitha skuadrat e tjera të Superiores gjatë gjithë vitit, pasi numërojnë vetëm 65 pikë të grumbulluara në 38 ndeshje të luajtura në total në kampionat.

Nëse nuk do të kishte qenë për ndeshjet e fundit të sezonit të shkuar, por edhe për këto të fundvitit 2018, Skënderbeu do të kishte grumbulluar ndoshta edhe 100 pikë.  Gjithsesi është Kukësi ri pari për pikë.

Gjatë gjithë vitit janë zhvilluar 38 ndeshje dhe skuadra e Cungut i është gëzuar më së shumti fitoreve se të tjerë. Plot 21 herë skuadra verilindore ka marrë pikët e plota. Në vendin e dytë është Skënderbeu me një triumf më pak, kurse podiumin e plotëson Partizani, që sivjet kryeson kampionatin pas 18 javëve. Kamza është ekipi që ka marrë më pak fitore, vetëm 10. Në aspektin e pikëve të kuqtë kanë bërë më mirë se korccarët.

EKIPI ME MË SHUMË HUMBJE – Në përllogaritjet tona janë marrë vetëm 8 ekipe, ato që përgjatë vitit 2018 kanë garuar në Superiore. Tirana, Vllaznia, Lushnja dhe Korabi kanë qenë mes së parës dhe elitës. Rekordin negativ të humbjeve e mban Kamza, që është mposhtur 20 herë. Flamurtari e ndjek me 16 disfata, ndërkohë që podiumi ndahet nga Skënderbeu e Luftëtari.

MBRETËRESHA E GOLAVE DHE BARAZIMEVE – Përgjatë vitit 2018 Teuta është ekipi që ka shënuar më shumë gola. Plot 61 rrjeta të tundura nga durrsakët, ndërkohë që bie në sy fakti që kanë pësuar plot 44 herë. Vetëm Kamza ka pësuar më shumë, 44.

Skënderbeu gjithashtu ka shifra të këqija në prapavijë, me 43 gola të pësuar. Teuta është edhe ekipi që ka marrë më shumë barazime, 13. Laçi ka barazuar 10 herë, kurse Flamurtari 10. Gjatë gjithë vitit Kukësi dhe Teuta janë ekipet që numërojnë 30 ndeshje ku nuk janë mposhtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *