Vinisius tjetër sinjal Lopeteguit, braziliani gjen golin e tretë

Vinisius Zhunior nuk ka arritur akoma të bindë trajnerin Lopetegui për ta grumbulluar me ekipin e parë të Realit të Madridit. Trajneri nuk e përfshiu në listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen përballë Atletik Bilbaos, ndërsa talenti brazilian luajti me ekipin e dytë të Realit.

Vinisius shënoi një gol më goditje dënimi në fitoren 3-0 përballë Unionistas. Ai është ngjitur në kuotën e tre golave, ndërsa shpreson në thirrjen e Julen Lopeteguit për të luajtur me ekipin e parë. Trajneri po menaxhon situatën dhe dëshiron që blerja prej 45-milionë euro e klubit nga Flamengo të përshtatet me futbollin spanjoll.

Lojtarit i mbetet të vazhdojë të luajë mirë dhe të shënojë për ekipin e dytë, që garon në kategorinë e tretë të Spanjës, me shpresën që Lopetegui t’i besojë dhe ta grumbullojë me ekipin e parë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *