Vinicius te Monako, por nuk është ai i Realit

Vinicius transferohet tek Monako! Jo, nuk është djaloshi brazilian që është bërë i famshëm falë transferimit tek Real Madridi verën e shkuar.

Bëhet fjalë për një brazilian tjetër, Karlos Vinicius, i cili është në pronësi të Napolit dhe sapo është transferuar në huazim tek Monako, në Ligën 1 franceze.

Në pjesën e parë të sezonit sulmuesi i fuqishëm (1.90 i gjatë) luajti në huazim te Rio Ave në Portugali, ku shkëlqeu, me 8 gola në 14 ndeshje kampionati dhe 4 të tjerë në kupat portugeze.

Tani 23-vjeçari shkon në Francë, për të përforcuar një sulm mediokër, sepse Monako ka shumë probleme, edhe për shkak të dëmtimeve pa fund.

Monako e zyrtarizoi sot, duke vendosur me shkronja të mëdha vetëm emrin e tij Vinicius, si një mënyrë për të tërhequr vëmendjen. Ndërkohë, në fushë do të shihet vlera reale e sulmuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online