Drita ka lëvizur në merkato, teksa ditën e sotme ka njoftuar afrimin e portierit Darko Tofiloski. “Gardiani” 32-vjeçar ka mbërritur në Gjilan dhe klubi bardhekaltër, ashtu sikurse edhe ka bërë me lojtarët e tjerë, e ka prezantuar me anë të një video.
Tofiloski ka një karrierë të pasur dhe ka qenë pjesë e Maqedonisë së Veriut. Dy sezonet e fundit është aktivizuar me Pobedën, ndërkohë që në të shkuarën ka luajtur më së shumti në Sllovaki, si dhe ka provuar të aktivizohet në Zvicër.