Arbër Zeneli është bërë lojtari më i ri skuadrës së Reims. Klubi që militon në ligën e parë franceze ka siguruar shërbimet e përfaqësuesit të Kosovës dhe gjithçka është bërë zyrtare ditën e sotme.
Me kalimin në Francë, sulmuesi anësor i jep fund qëndrimit në Holandë, ku aktivizua për tre vite më skuadrën e Herenven. Kontrata e 23-vjeçarit me Reims është e vlefshme për pesë sezone.
La nouvelle recrue rémoise démasquée… #Mercato pic.twitter.com/DbKmIzuHzv
— Stade de Reims (@StadeDeReims) January 26, 2019
Për të prezantuar Zenelin para tifozëve, departamenti i medias dhe komunikimit te klubi francez përgatiti një video shumë speciale, duke grumbulluar të gjithë golat fenomenal që Zeneli ka shënuar në kampionatin holandez.