VIDEO | Warriors “shuplakë” Rockets, Bucks vendosin baraspeshën

Golden State Warriors i kanë dhënë një tjetër “shuplakë” Houston Rockets dhe kanë thelluar epërsinë në 2-0. Kampionët në fuqi triumfuan me rezultatin 115-109 në gjysmëfinalen e dytë të Konferencës së Perëndimit. Ëarriors shënuan 9 pikë më shumë në periodën e parë dhe e ruajtën epërsinë deri në fund.

Kevin Durant ishte shënuesi më i mirë sërish, këtë herë me 29 pikë. Klay Thompson dhe Stephen Curry realizuan 21 dhe 20 pikë, ndërkohë që edhe Draymond Green (15 pikë, 7 asiste, 12 rebound) bëri një paraqitje fantastike. Nga ana tjetër 29 pikët e James Harden ishin të pamjaftueshme për të thyer Warriors.

Giannis Antetokounmpo (29 pikë, 4 asiste, 10 rebound) dhe Khris Middleton (28 pikë, 1 asist, 7 rebound) vendosën baraspeshën për Milwaukee Bucks, që mundën Boston Celtics me rezultatin 123-102. Miqtë e nisën më mirë, por në periodën e dytë dhe të tretë Bucks siguruan një epërsi prej 15 pikësh që vulosi gjithçka.

NBA | PLAY-OFF (GJYSMËFINALET E KONFERENCAVE)
Milwaukee Bucks-Boston Celtics 123-102 (1-1)
Golden State Warriors-Houston Rockets 115-109 (2-0)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *