Spektakël në finalet e NBA, teksa ndeshja e pestë është mbyllur me një pikë diferencë. Golden State Warriors kanë triumfuar me rezultatin 105-106 ndaj Toronto Raptors, duke i hequr mundësinë kanadezëve të fitonin titullin kampion për herë të parë në histori. Takimi i radhës luhet në fushën e Warriors dhe me shumë mundësi gjithçka do të vendoset në ndeshjen e fundit në Toronto.
Kevin Durant ishte në parket këtë herë, por luajti vetëm 12 minuta. 11 pikë të realizuara prej tij, ndërkohë që Warriors i janë falur diferencës së krijuar në periodën e parë. Ata shënuan gjashtë pikë më shumë, ndërkohë që perioda e dytë dhe e tretë u mbyllën në barazim. Në të fundit Raptors shënuan pesë pikë më shumë, të pamjaftueshme për ta përmbysur ndeshjen. Warriors regjistruan një rekord, duke shënuar 20 herë për tre pikë, gjë që nuk ka ndodhur kurrë më parë në një finale.
The @warriors set a record for 3PM in a #NBAFinals road game with 20 triples made in the Game 5 W! #StrengthInNumbers
Game 6: Thursday (6/13), 9pm/et, ABC & TSN pic.twitter.com/tIqjM4VlIa
— NBA (@NBA) June 11, 2019
Stephen Curry (31 pikë, 7 asiste, 8 rikuperime) dhe Klay Thompson (26 pikë, 4 asiste, 6 rikuperime) ishin ata që udhëhoqën Warriors drejt triumfit. Draymond Green gjithashtu u paraqit mirë, teksa regjistroi këto shifra: 10 pikë, 8 asiste, 10 rikuperime. Kawhi Leonard për Raptors ishte më i miri, me 26 pikë, 6 asiste dhe 12 topa të rikuperuar në tabelë.
NBA FINALJA – GAME 5
Toronto Raptors- Golden State Warriors 105-106 (3-2)
(28-34; 28-28; 22-22; 27-22)