Golden State Warriors ka rimarrë kryesimin në serinë e ndeshjeve “play-off”, pasi ka fituar 105-132 ndeshjen e tretë kundër Los Angeles Clippers. Një ndeshje e kontrolluar nga kampionët në fuqi, të cilët arritën ta mbyllnin periodën e parë 24-41. Diferencë e madhe, që u thellua edhe në periodën e dytë (+4) dhe të tretë (+12). Në fund Warriors “lëshuan” pak, por vetëm një mrekulli mund të ndryshonte fatet e ndeshjes. Stephen Curry (21 pikë) i lëshoi stafetën Kevin Durant, i cili ishte më i miri në parket për të dyja skuadrat. 38 pikët e shënuara, 7 asistet dhe 4 rikuperimet janë ato që flasin vetë për paraqitjen e basketbollistit të Warriors.
? @KDTrey5 scores 38 PTS in 29 minutes of game action, as the @warriors top LAC on the road in Game 3! #StrengthInNumbers #NBAPlayoffs
Game 4: Sunday (4/21), 3:30pm/et, ABC pic.twitter.com/VuC9ONdWV9
— NBA (@NBA) April 19, 2019
San Antonio Spurs ka mposhtur Denver Nuggets me rezultatin 118-108 dhe tashmë kryeson 2-1 serinë e ndeshje “play-off”. Një ndeshje deri diku e barabartë, por teksanët ishin disi më lart dhe arritën të triumfuan. Ishin disa basketbollistët që spikatën, duke nisur me Derrick White (36 pikë, 5 asiste, 5 rikuperime). DeMar DeRozan shënoi 25 pikë, kurse LaMarcus Aldridge 18. Ky i fundit rikuperoi edhe 11 topa e shërbeu pesë herë për shokët e skuadrës.
? @Dwhite921’s #NBAPlayoffs career-high 36 PTS guides the @spurs to the Game 3 win! #GoSpursGo
Game 4: Saturday (4/20), 5:30pm/et, TNT pic.twitter.com/HaNpim1nQF
— NBA (@NBA) April 19, 2019
D’Angelo Russell dhe Caris LeVert shënuan nga 26 pikë, por Brooklyn Nets u mposht dhe tashmë kryesimin e ka marrë Philadelphia 76ers. Një takim i mbyllur me rezultatin 115-131, me miqtë që e nisën mirë ndeshjen dhe e mbyllën mirë. JJ Redick shënoi 26 pikë, kurse Tobias Harris veç 29 pikë rikuperoi 16 topa dhe asistoi tre herë.
? @tobias31 puts up a #NBAPlayoffs career-high 29 PTS (6-6 3PM), 16 REB in the @sixers W at Barclays Center! #PhilaUnite
Game 4: Saturday (4/20), 3pm/et, TNT pic.twitter.com/gMI0X4cwnV
— NBA (@NBA) April 19, 2019
Ndeshje super për të, por ishte Ben Simmons (31 pikë, 9 asiste, 4 rikuperime) ai që mori skenën. Ai u bë i pari basketbollist i 76ers që shënon më shumë se 30 pikë dhe 9+ asiste në fazën “play-off”, që kur Iverson shënonte 37 pikë e jepte 15 asiste në ndeshjen kundër Detroit Pistons në prill të vitit 2005.
Brooklyn Nets-Philadelphia 76ers 115-131 (1-2)
San Antonio Spurs-Denver Nuggets 118-108 (2-1)
Los Angeles Clippers-Golden State Warriors 105-132 (1-2)
Ben Simmons (31 PTS, 9 AST) is the first @sixers player to tally 30+ points and 9+ assists in the #NBAPlayoffs since Allen Iverson (4/29/2005 vs. Detroit – 37 PTS, 15 AST). pic.twitter.com/HGgTRxCLjy
— NBA.com/Stats (@nbastats) April 19, 2019