Ajaksi ka arritur të triumfojë bindshëm në finalen e Kupës së Holandës përballë Uillem II, duke fituar 0-4. Të besuarit e Ten Hag nuk e vunë për asnjë moment në diskutim këtë finale dhe ia dolën që të festonin trofeun e parë për këtë sezon, ku janë në garë dhe për dy trofe të tjerë (Euredivisie dhe Champions League).
Fillimisht, ishte veterani Dejli Blind që shënoi, ku në minutën e 38’ shënon një gol shumë të bukur me kokë. Vetëm një minutë më pas, bomberi Huntelar shënon dhe golin e dytë për bardhekuqtë, duke i hapur udhë suksesit.
Do të ishte sërish sulmuesi me shumë eksperincë holandez që do të shnëonte, në minutën e 67’, duke çuar shifrat në 0-3, ndërsa për të vendosur rezultatin final, mendoi mbrojtësi Kristensen, që konkretizoi me gol një aksion spektakolar.
Kupa e Holandës, finale
Uillem II – Ajaks 0-4
Blind 38’, Huntelar 39’ 67’, Kristensen 76’