Reali i Madridit po kalon ndoshta momentin më të keq në histori, teksa po përjeton një ndër nisjet më të këqija të sezonit. Humbja e ditës së djeshme në shtëpi ndaj Levantes konfirmoi akoma më shumë krizën tek madrilenët, të cilët kanë grumbulluar 14 pikë pas 9 javësh.
Ndërkohë nga ana tjetër, blerja e bujshme e verës, Vinicius Zhunior vijon me formën e mirë me ekipin e dytë të Real. Ditën e sotme braziliani ishte protagonist absolut, në barazimin 1-1 në fushën e Selta Vigos B, teksa shënoi një supergol në minutën e 83-të dhe vetëm tre minuta më pas u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë të tijtë me 10 lojtarë.
Vinicius kështu ngjitet në kuotën e katër golave me ekipin e dytë të Realit, ndërsa për ekipin e parë ende nuk ka debutuar si titullar. Në sfidën e djeshme ndaj Levantes, braziliani nuk ishte i grumbulluar me ekipin. 18-vjeçari u ble nga Flamengo për shumën e 45 milionë eurove.
?? ¡GO-LA-ZO!
? @vini11Oficial ?#HalaMadrid pic.twitter.com/RYfV7TfWg7— Real Madrid C.F. (@realmadrid) October 21, 2018