Vinicius Zhunior është tepër i talentuar për të luajtur me ekipin B të Realit, por hapësira për të në ekipin e parë është e kufizuar, ndaj talenti brazilian është i detyruar të zbresë në kategorinë e tretë.
Normale nuk është, pasi për këtë futbollist Reali ka paguar 45 milionë euro dhe do ishte me logjikë ta linte në Brazil edhe disa muaj apo më gjatë, nëse nuk është ende gati për ekipin e parë.
Gjithsesi, vetë sulmuesi nuk duket i mërzitur nga kalimi në ekipin B dhe sot mahniti në derbin e Segunda B kundër Atletikos se Madridit.
Në minutat 6 dhe 28 Vinicius shënoi dy gola, me golin e dytë që ishte spektakolar, nën vëzhgimin e trajnerit Lopetegi.
Vinicius first goal for RM….. the future is bright pic.twitter.com/xpLWsAKYWC
— nerd (@enigmaasurs) September 2, 2018
Vinicius Junior’s second of the game vs Atletico – GOLAZO!pic.twitter.com/JnBiikfGs4
— FootballTalentScout (@FTalentScout) September 2, 2018