VIDEO | Vijareali në krizë totale, Espanjoli zgjohet në fund

Vijareali nuk arrit të ruante avantazhin e dyfishtë dhe u befasua nga Espanjoli. Nëndetësja e verdhë kishte nevojë për tre pikë, por takimi përfundoi në barazim 2-2. Iborra kaloi vendasit në avantazh në minutën e 37-të. Moreno goditi me kokë traversën, ndërsa topi u rikthye tek Iborra që nuk e pati të vështirë të shënonte.

Santi Kazorla dyfishoi shifrat në pjesën e dytë nga pika e penalltisë dhe u mendua se Vijareali siguroi fitoren. Espanjoli reagoi në 15 minutat e fundit, duke shokuar vendasit. Bonera shënoi një autogol të çuditshëm, ndërsa nëntë minuta përpara fundit Rosales barazoi shifrat.

Eurogol i venezuelianit, i cili shtangu tifozët e pranishëm dhe i dhuroi një pikë të rëndësishme ekipit katalanas.Ky barazim e lë Vijarealin në vendin e parafundit në kampionat dhe diferenca me zonën e shpëtimit është 4 pikë.

Vijareal-Espanjol 2-2
(Iborra 38, Kazorla (pen) 64’ / Bonera (aut) 75’, Rosales 81’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online