Xhordi Skolls Bell është vetëm 3 vjeç, tifoz i Mançester Junajtid dhe idhulli i tij është Pol Pogba. Mbrëmjen e kaluar, Xhordi ishte në stadium bashkë me të atin, Robert Bell, për të ndjekur ekipin e tij të zemrës dhe për të parë nga afër idhullin francez.
Hera e parë e vogëlushit në “Old Trafford” dhe ai sheh mesfushorin t’i shënojë para syve. Francezi kalon “Djajtë e Kuq” në avantazh me anë të një penalltie dhe tifozët shpërthejnë në festë. Mes tyre dhe Xhordi, i cili është në qiellin e shtatë. Futbollisti i tij i preferuar sapo ka shënuar gol vetëm pak metra para syve të tij.
I ati ka postuar videon e festës në “Twitter”, aty ku shihet dhe lumturia dhe festa e vogëlushit.
“Vetëm 3 vjeç. Ndeshja e parë në Old Trafford. Adhuron Pogbanë, i cili i shënon para syve…”, shkruan i ati i Xhordit në komentin e videos e cila po bëhet virale.
3 years old. First game at OT. He loves @paulpogba and he does this right in front of him… pic.twitter.com/qYhR9MOQ21
— Robert Bell (@beller2000) August 10, 2018