VIDEO/ Veprim i turpshëm! Shihni pamjet, lojtari i Kastriotit godet me kokë rivalin dhe nuk shihet nga Jorgji

Gjithmonë pas një rezultat negativ që merr Kastrioti, trajneri Ndreu ia vesh përgjegjësinë arbitrave dhe mënyrës sesi ndahet drejtësia e takimit. Por tekniku i krutanëve ka harruar edhe autokritikën për të veshur me përgjegjësi lojtarët e tij për ecurinë dhe mënyrën sesi sillen në fushën e blertë.

Në ndeshjen e sotme që po luhet kundër Skënderbeut dhe po vazhdon në shifrat 0-0, Prodani do të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 43 pasi goditi me bërryl Vangjelin. Por nëse Kastrioti nuk e ka mbyllur me 9 lojtarë pjesën e parë kjo vjen për meritë të arbitrit Enea Jorgji.

Ky i fundit nuk ka parë goditje me kokë të Celës ndaj Sadriut. Një gjest i turpshëm dhe që nuk ka të bëjë me futbollin e luajtur, ndërsa arbitrit i ka shpëtuar momenti duke ndëshkuar të dy lojtarët me karton të verdhë. Nëse Kastrioti arrin që të dalë me pikë nga kjo përballje, padyshim që trajneri Ndreu duhet të lavdërojë Enea Jorgjin për gabimin e bërë në rastin e Celës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online