VIDEO/ Sokol Cikalleshi shndërrohet në “përbindësh”, tre gola dhe një asist te Koniaspori në 90 minuta

Sokol Cikalleshi është “shndërruar” në “përbindëshin” e Koniasporit që është i aftë “të përpijë” kundërshtarin. Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer në përballjen ndaj Karagumuk në fitoren e arritur në shifrat 5-1, duke shënuar tre gola dhe dhuruar një asist.

Por fatkeqësisht një prej golave të Cikalleshit do të anulohej me VAR. Bëhet fjalë për realizimin e parë të takimit teksa arbitrat do ta anulonin realizimin e sulmuesit pasi e panë rastin me VAR. Por pavarësisht këtij momenti Cikalleshi do të realizonte dy gola të tjerë dhe njëkohësisht dhuroi asist për lojtarin tjetër shqiptar te Koniaspori, Zymer Bytyqi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online