VIDEO/ Fitorja e madhe e Skënderbeut fundos Kastriotin, Tirana përshëndet titullin në Ballsh

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së 31-të të Kategorisë Superiore. Tirana përshëndet titullin në Ballsh, ku nuk ka mundur të shkojë më larg se një barazim 0-0. Ekipet janë ndarë me rrjeta të paprekura, por ai rast i Seferit në minutnë e 23-të mund të sillte fitoren e bardhebluve. I gjendur mes dy zgjedhjeve, të godasë apo të shërbejë për shokun e skuadrës në pozicion për gol, sulmuesi i Tiranës i beson vetes së tij, por në fund nuk ka mundur të tundë rrjetën. Një hap fals ky për ekipin e Shehit, që tashmë rrezikon të dalë përsëri nga gara për titull.

Ndërkohë në Krujë është ndezur lufta për mbijetesë. Kastrioti është mposhtur nga Skënderbeu, që tashmë mund të besojë vërtetë në qendrimin në elitë edhe për sezonin e ardhshëm. Zhan Viktor tundi rrjetën në minutën e 67, ndërsa Vangjeli në të 95-tën, duke fundosur kështu Kastriotin. Nga zona e tyre e komfortit, tashmë krutanët rrezikojnë të bien direkt nga kategoria, teksa diferencat me Bylisin dhe Skënderbeun janë shkurtuar ndjeshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

LIVE, Bylis-Tirana 0-0

Bylis: Qirko, Ymeralilaj, Carkanji, Hadroji, Janku, Lorran, Ntefe, Desançiç, Nebihu, Ndreca, Antoni
Trajner: Veljko Dovedan

Tirana: Bekaj, Najdovski, Vangjeli, Toshevski, Hoxhallari, Ismajlgeci, Çelhaka, Batha, Giamfi, Torasa, Seferi
Trajner: Orges Shehi

LIVE, Kastrioti-Skënderbeu 0-2 Zhan Viktor 67′, Vangjeli 90’+5′

Kastrioti: Hidi, Neziri, Shkalla, Çela, Rami, Moraes, Mehmeti, Okebugu, Bardhi, Prodani, Daci
Trajner: Ramadan Ndreu

Skënderbeu: Rexhepi, Meksi, Dumfur, Vitija, Bajrami, Sadriu, Mara, Taipi, Zhan Viktor, Vangjeli, Mensah
Trajner: Migen Memelli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online