Mbrëmjen e së dielës, në Brazil u zhvillua finalja e kampionatit të Katarinenses, ku përballeshin Avai dhe Shapekoense, ekipi që u bë i njohur edhe për tragjedinë famëkeqe të disa viteve më parë. Ndeshja përfundoi me shifrat 1-1 dhe ekipet iu drejtuan goditjeve të 11-metërshave.
Avai arriti të triumfonte, por Shapekoense ka bërë kërkesë që finalja të ripërsëritet, shkaku është…VAR. E lexuat mirë, shkaku është sistemi VAR. Një nga penalltitë e humbura të Shapes u vendos me VAR që nuk ishte gol, pasi teknologjia në vijën e portës nuk është në Brazil.
Pamjet janë të qarta nga video e mëposhtme, kështu që mund të gjykoni. Një kaos i vërtetë dhe një rast që zor se mund të ripërsëritet…
El VAR ha sido protagonista en Brasil, donde ha levantado una gran polémica al resultar decisivo en la final del campeonato Catarinense entre Chapecoense y Avaí. Chape pide que se repita la final. pic.twitter.com/hJMrEAJHn3
— Loco X El Fútbol (@locoxelfutbolGT) April 22, 2019