Napoli e mbyll për të dytin vit radhazi si skuadra e vendit të dytë e tabelës së Serie A. Djemtë e Karlo Ançelotit mundën Kaljarin me një përmbysje të çmendur, ku vendimtar ishte ndërhyrja e sistemit VAR.
Vizitorët nga Sardenja dolën të parët në avantazh me anë të Pavoletit, ndërsa përmbysja e napolitanëve filloi në minutën e 85-të me golin e Mertens. Kur po luhej minuta e fundit e kohës shtesë një penallti e akorduar me VAR u ekzekutua siç duhet nga Insinje.
Napoli 2 – 1 Kaljari
Shënues: Mertens 85’, Insinje 90+4’ / Pavoleti 63’