Vangjel Zguro në verë iu bashkua Kukësit me kërkesë të Peter Pakult, por austriaku u largua shpejt dhe me ndryshimin e trajnerit gjërat nuk shkuan mirë për pogradecarin që luan në krahun e majtë të prapavijës.
Në janar u gjet gjuha e përbashkët dhe Zguro zgjidhi kontratën me marrëveshje, për t’u larguar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Atje është pjesë e Çatanoga Red Ulvs, në USL, dhe luan rregullisht.
Në ndeshjen e fundit Zguro ka qenë protagonist në një aksion në prapavijë dhe klubi amerikan ka postuar edhe një video. Për t’u veçuar diçitura: “Vangjel Zguro është një bishë”.
https://www.facebook.com/251933882286417/posts/412223759590761/