“Këtë i kërkova dhe ma dha përgjigjen”! Trajneri i Empolit ka mbresa nga ndeshja e Nedim Bajramit: Një paraqitje e tillë i shkon për shtat

Empoli ka barazuar me shifrat 0-0 ndaj Specias. Pavarësisht tentativave të shumta të vendasve për të zhbllokuar rezultatin, në fund kishte vetëm një pikë për të ndarë. Ndërkohë trajneri i Empolit ka vlerësuar së tepërmi Nedim Bajramin që e nisi ndeshjen nga minuta e parë.

“Është më mirë 34 sesa 33 pikë në renditje, kështu që barazimi është një rezultat i mirë. Morali mund të ishte edhe më i mirë. Ishte një ndeshje që prisja fitore, por nuk ishte e lehtë të kapërcesh pengesat e kundërshtarëve. Skuadra ka qenë gjithmonë e vendosur dhe me ide konkrete, ndonjëherë nuk ka qenë e lehtë për shkak të shkathtësisë së kundërshtarëve.

Kemi luajtur për fitore, këtë kërkojmë nga skuadra. Ndeshja për mua është fituar sot, kjo është ajo që dua t’ia përsëris ekipit tim. Performancë e mirë nga Nedim Bajrami, këtë e kërkova dhe prisja përgjigjen e duhur. Ky është dimensioni i tij, një paraqitje si kjo i shkon për shtat atij dhe skuadrës”, tha Andreazoli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online