VIDEO/ U fut në ringun e MMA me fanellën e Lionel Messi-t për fat, hidhet “knock-out” që në raundin e parë

Ngjarja Evolution Championship 86 u zhvillua këtë javë në Egjipt dhe lufta mes Karim Mohamed dhe Mahmoud Tarzy tërhoqi shumë vëmendje pasi Tarzy është një fans i madh i Lionel Messit dhe vendosi të shfaqet me fanellën me numrin 10 të Barcelonës. Kjo zgjedhje nuk e ndihmoi pasi u eliminua brutalisht në raundin e parë.

Kështu Tarzy është nokautuar nga një luftëtar mesatar, i cili nuk konsiderohej si nga më të mirët. Është mjaft e qartë se nuk ka asgjë për të kërkuar në botën e MMA dhe mund të jetë më mirë që ai të ndalojë sa më shpejt luftimet aktive. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *